Pasi konfirmoi se i ka dhënë fund martesës me Fjolla Morinën, ka ardhur sërish reagimi i Fisnik Sylës. Ai e konfirmoi eksluzivisht për abcnews.al ndarjen e tyre, duke bërë të ditur se kanë vendosur të ndjekin rrugët e ndara. Ai ka reaguar sërish rreth këtij lajmi përmes një postimi në rrjete sociale.
Biznesmeni nga Kosova ka shkruar se ndihet i lumtur tani që është beqar. “Single dhe free si zogu dhe më i lumtur se kurrë.”, ka shkruar Fisniku. Kujtojmë që kohët e fundit biznesmeni është akuzuar për mashtrim ndaj një agjensie turistike në Kosovë.
Përflitej se nuk ka paguar shumën prej më shumë se 20 mijë eurosh që ka shpenzuar në udhëtim por biznesmeni mohoi këto akuza në një intervistë që dha për “Abc-ja e mëngjesit”. /abcnews.al