Konfirmohet vatra e dytë e murtajës tek bagëtitë e imta në Qarkun e Korçës. Pas një ferme në Devoll sëmundja është zbuluar dhe në një fermë në fshatin Shkozë të Maliqit.
Veterinerët kanë asgjësuar 190 dele dhe dhi të prekura. Ndërsa 20 të tjera kishin ngordhur para ndërhyrjes së autoriteteve.
Dyshohet se virusi është përhapur nga dhi të blera nga një zonë tjetër. Një task forcë e posaçme po monitoron situatën për përhapjen e virusit. Aktualisht nuk dyshohet për raste të tjera të murtajës së ruminantëve të vegjël.
Fshati Shkozë është I njohur për numër të lartë të deleve. Autoritetet kanë bërë thirrje për ndalimin e lëvizjes së bagëtive te imta si masë parandaluese për përhapjen e sëmundjes.
/abcnews.al/

