Hakan Calhanoglu do të jetë afrimi i parë i Interit. Mesfushori turk, pasi nuk pranoi ofertën e Milanit për rinovim, vendosi të kalojë te kushërinjtë, rivalë të përjetshëm të kuqezinjve.
Mediat në Itali e konsideruan të kryer dhe tashmë ka ardhur edhe konfirmimi nga vetë mesfushori turk, i cili ka thënë fjalët e para.
“Kam bërë një marrëveshje me Interin. Do të shkoj në Milano dhe do të firmos nesër kontratën”, ka thënë Calhanoglu shkurtimisht për TRT Sport. Kontrata me Interin do të jetë 3-vjeccare, me opsion edhe për një vit tjetër.
Mesfushori largohet nga Milani pas katër vitesh dhe sigurisht kjo lëvizje nuk do të pritet mirë nga tifozët kuqezi, edhe për faktin që diferenca mes ofertave nuk ka qenë e madhe. /abcnews.al