Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport, foli në lidhje me rifillimin e kampionatit, takimin me ministrinë, numrin e zëvendësimeve dhe për testet që janë të nevojshme për futbollistët dhe stafet e klubeve.
NUMRI I ZËVENDËSIMEVE – “Sugjerimi është për pesë zëvendësime për këtë sezon, për shkak të COVID-19. Është fakultative. Sot ka ardhur sugjerimi i FIFA. Do ta diskutojmë në ditët në vazhdim. Është diçka e mirë, pasi lojtarët nuk janë stërvitur, nuk do jenë në maksimumin e tyre, si dhe temperaturat do të jenë të larta”.
TAKIMI ME MINISTRINË – “Nesër në orën 10:30 kemi takim me Ministrinë e Shëndetësisë. Do të flasim mbi rifillimin e kampionatit. Nuk mund të them gjëra konkrete. Kemi kërkuar të bisedojmë dhe nesër do ulemi që të flasim. Nëse biem dakord nesër, që pasnesër nis stërvitja. Kuptohet sipas protokollit. Kampionati varet se kur nis stërvitja. Dy janë do të ishin mjaftueshëm. Duam të luajmë të gjithë kampionatet, të Parën, të Dytën, femrat dhe moshat.
TESTET – “Do e diskutojmë nesër dhe do të shohim si do të shkojmë më tej. Nuk kemi të njëjtin nivel me vendet e tjera. Nga dita në ditë janë lehtësuar masat. Shpresojmë të zgjidhet edhe ky problem gjatë bisedimeve. Do jetë pikë diskutimi në lidhje me tamponët, se kush e merr përsipër, kontribuojmë të dy palët, qeveria, apo Ministria. Nuk kemi bërë ndonjë bisedë, që të kemi ndonjë ide”.
KOHA E STËRVITJES – “E thashë që minimalisht dy javë. Nëse Ministria vendos që pasnesër të nisë stërvitja, atëherë do lëmë kohë më shumë. Jemi me datë 8 dhe nëse të hënë nisim, atëherë kemi kohë të lëmë më shumë se dy javë. Janë dy javë kampionat dhe pesë kupë. Do luhej kupa në mesjave dhe nuk do kishte ngjeshje”.
TITULLI KAMPION – “Tirana është e para, ka treguar formë. Uroj të dalë kampion. Ata e kanë merituar këtë renditje dhe për mua është e rëndësishme të fitojë kush e meriton”. /abcnews.al