Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se virusi ka mbërritur në vend dhe se bëhet fjalë për një paciente grua.
Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por në gjendje të mirë. Pacientja ka qenë në Itali, për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat. /abcnews.al