Konfirmohet rasti i parë më COVID-19 në qytetin e Ersekës.
Burime për “ABC News” bëjnë me dijë se një 60-vjeçare banuese në Tiranë ka rezultuar me koronavirus.
Mësohet se 60-vjeçarja ka shkuar te shtëpia e saj e pushimit, në Ersekë. Po sipas burimeve mësohet se gjendja e saj është e stabilizuar dhe se qytetarja është vetëkarantinuar në banesë.
Ndërkohë pritet përgjigja e tamponëve të familjarëve të 60-vjeçares së infektuar.