Dëmtimet nuk po e lënë të qetë Stefano Sensin. Mesfushori i Interit hasi sërish probleme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë përballë Napolit. 24-vjeçari u detyrua të dilte nga loja në mesin e pjesës së dytë dhe kontrollet mjekësore kanë konfirmuar problemet në këmbën e majtë.
“Stefano Sensi i është nënshtruar kontrolleve mjekësore në këmbën e majtë, pas një traume që pësoi në ndeshjen ndaj Napolit në mesjavë dhe është konfirmuar mikrofraktura në këmbën e majtë“, lexohet në komunikatën e klubit zikaltër.
Gjendja e tij do të monitorohet hap pas hapi, por është i sigurt fakti që do të mungojë në sfidën e fortë të fundjavës kundër Lazios. Në dyshim është edhe përballja me Ludugorets në Europa League dhe Conte shpreson ta ketë gati për sfidën e kampionatit kundër Sampdorias. /abcnews.al