Konfirmohet pozitiv mesfushori i Napolit, humbet “finalen” me Kosovën

schedule16:57 - 3 Tetor, 2020

schedule 16:57 - 3 Tetor, 2020

Piotr Zielinski dhe një pjesëtar i stafit teknik të Napolit (Giandomenico Costi) rezultuan pozitiv me koronavirus ditën e djeshme. Ekipi i Gattusos i është nënshtruar sërish tamponëve mëngjesin e sotëm dhe një tjetër lojtar është infektuar me Covid-19.

 

Eljif Elmas gjatë një ndeshje me Napolin

Pak minuta më parë dolën shumica e përgjigjeve dhe të gjithë negativë. Katër teste nuk ishin përpunuar akoma, teksa janë bërë publike dhe përgjigjet e tyre. Me anë të një postimi në Twitter, Napoli zbulon se ka dalë pozitiv edhe Eljif Elmas.

Mesfushori ka nisur menjëherë karantinën dhe do të mungojë në sfidën e nesërmen kundër Juventusit. Jo vetëm kaq, pasi 21-vjeçari nga Maqedonia e Veriut humbet gjysmëfinalen e Nations League kundër Kosovës , duel që luhet në datë 8 tetor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!