Konfirmohet personi i dytë me koronavirus në Shkodër, një oficer i policisë gjyqësore

schedule09:37 - 24 Mars, 2020

schedule 09:37 - 24 Mars, 2020

Të hënën, listës së qyteteve të prekura nga koronavirusi në Shqipëri iu shtua dhe Shkodra.

Gazetari Simon Shkreli raportoi për abcnews.al se bëhej fjalë për një grua 62-vjeçare, e cila ka qenë e shtruar në Sanatorium për katër ditë dhe më pas është transferuar për në shtëpi.

Gruaja ka qendruar për dy javë tek e bija në Tiranë dhe më pas është transferuar për në Shkodër ku edhe i janë shfaqur simptomat e koronavirusit.

Lexo edhe: Shumë i ri, vdes i pesti nga koronavirusi në Shqipëri

Tashmë të martën në mëngjes është shtuar edhe personi i dytë i infektuar me koronavirus për qytetin e Shkodrës. Raportohet se bëhet fjalë për një oficer të policisë gjyqësore.

Sa i përket të infektuarit të dytë, gazetari Simon Shkreli raportoi për Abc News se pritet që të konfirmohet itenerari që ai ka ndjekur si të pritet gjithashtu të mësohen procedurat që janë ndjuekur deri në konfirmimin e pranisë së virusit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!