Konfirmohet me koronavirus një foshnjë 5 muajshe në Kosovë

schedule08:31 - 2 Prill, 2020

schedule 08:31 - 2 Prill, 2020

Koronavirusi tashmë duket se nuk kursen askënd një foshnjë 5  muajshe është regjistruar mes të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se foshnja është nga Fshati Topanicë i komunës së Kamenicës ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë me dije se mes 11 personave që dolën pozitiv, është një vajzë pesëmuajshe nga Topanica.

Foshnja e prekur nga COVID-19 është një ndër 11 rastet që u konfirmuan gjatë ditës së mërkurë. Shumica prej tyre janë të rinj, me përjashtim të njërit që është në moshë të shtyer.

Të gjithë këta u infektuan nga një familjar i tyre, i cili u konfirmua para disa ditësh. Ai është një shofer i autobusit të linjave për Gjermani dhe për Zvicër. Para disa ditësh ai kishte ardhur nga Gjermania, prandaj dyshohet se është prekur atje ose gjatë rrugës për në Kosovë.

NDërkohë deri më tani në Kosovë janë konfirmuar me koronavirus 125 persona./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!