Policia ka konfirmuar se eshtrat e gjetura në 3 prill në Fushe Kuqe të Kurbinit i përkasin adoleshentit Mariglen Gjonaj, të zhdukur disa vite më parë teksa shkonte në shkollë. Abcnews.al raportoi më herët se policia kishte dyshime se eshtrat i përkisnin pikërisht Gjonajt dhe i morën monstra ADN-je familjarëve të tij.
Policia dyshoi që në fillim që eshtrat t’i përkisnin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, të zhdukur disa vite më parë në këtë zonë. Të parëve iu morën mostrat e AND-së familjarëve të Gjonajt duke vërtetuar eshtrat i përkasin adoleshentit, të cilit nuk iu gjet asnjë gjurmë që prej majit të vitit 2015, kur ishte nisur për në shkollë në Mamurras.
Mariglen Gjonaj
Familjarët e Mariglen Gjonajt denoncuan zhdukjen e tij në maj të vitit 2015.
Ata thanë se nuk kishin kontakt me të birin, i cili ishte nisur për në shkollë si normalisht dhe nuk ishte kthyer më. Familjarët deklaruan atëhere në polici se kishin frikë se dikush mund t’i ketë bërë keq të riut pasi ditën e zhdukjes ka patur me vete një orë të shtrenjtë “Roleks” si edhe disa bizhuteri, të cilat kapnin vlerën e 1 milion lekëve të rinj.
Historia
Nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, kishte shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk ishte kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, ç’ka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata bën disa javë më pas denoncim në polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, ende nuk ka asnjë të dhënë e gjurmë të Mariglen Gjonajt.
Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj i bën apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin. “Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij.
Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, u shpreh në atë kohë për mediat nëna e 16- vjeçarit.
Sipas saj, si fillim policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas dita ditës kjo çeshtje po harrohej prej tyre.
“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrejtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”, tha ajo.
Dalja e rezultateve të ADN-së do të kërkojë kohë pasi në zonën e Lezhës janë disa të zhdukur dhe policia pritet t’u marrë mostra edhe të tjerëve me qëllim zbulimin e identitetit të viktimës. /abcnews.al