Prej disa kohësh përflitej se do të sillnin një bashkëpunim, por vetëm së fundmi e kanë konfirmuar publikisht. Don Xhoni dhe Loredana nxitën dyshimet kur kjo e fundit publikoi një video në makinë me mikeshat e saj duke kënduar e kërcyer nën ritmin e këngës “Deri kur” të reperit.
Dyshimet u përforcuan më tej kur Don Xhoni tregoi disa bluza në Instastory dhe falenderoi Loredana-n për dhuratën. Dje, ata kanë konfirmuar se kënga do të publikohet 12 nëntor. Mban titullin “Gjuj për to”, dhe duke pasur parasysh suksesin e dyshes pritet të jetë një tjetër hit.
Kujtojmë që Loredana ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore pasi ka punuar për albumin e përbashkët me Mozzik. Mirëpo, dyshja konfirmuan se i kanë ndarë sërish rrugët e tyre për sa i përket jetës personale. /abcnews.al