Konfirmohet dëmtimi i rëndë i Berardi, sulmuesi italian do të rikthehet në vitin 2025

schedule15:11 - 4 Mars, 2024

schedule 15:11 - 4 Mars, 2024

Dëmtim i keq dhe 2024 tashmë ka përfunduar për Domenico Berardin. Në minutën e 60’ të ndeshjes kundër Veronës, sulmuesi i Sassuolos ra në fushë duke kërkuar menjëherë ndërhyrjen e stafit mjekësor.

Gjendja e tij u duk menjëherë shqetësuese dhe testet instrumentale konfirmuan diagnozën e tij. Dëmtim i plotë i tendinës së Akilit në këmbën e djathë. Sulmuesi italian do të operohet dhe gjithashtu i ka thënë lamtumirë Europianit të verës së ardhshme.

Operacioni është planifikuar për mëngjesin e 5 marsit, kur italiane do t’i nënshtrohet një operacioni nga doktor Stefano Zaffagnini në Bologna. Në këtë pikë, Berardi do të mungojë edhe pjesën e parë të sezonit të ardhshëm, dhe pritet të rikthehet në fushë gjatë vitit 2025./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!