Raste të reja me Covid 19 në Krujë, merren masa të rrepta për mbajtjen nën kontroll të situatës.
Burime per ABC News raportojnë se 4 punonjëse të një fasonerie në qytetin e Krujës kanë rezultuar pozitiv nga testi i tamponit, ndërkohë që dhe një rast i ri është shënuar në Fushë Krujë.
Ai është djali i së ashtuquajturës pacientja “zero” për Fushë Krujën, e cila rezultoi e infektuar pak ditë më parë.
Me t’u konstatuar rastet në fasoneri janë marrë masa për mbylljen e menjëhershme të fasonerisë, një fabrikë këpucësh me afro 250 punonjës, si dhe është mbyllur edhe tregu i fruta perimeve në qytet.
Pritet që të vendoset dhe ndalim-qarkullimi përgjatë fashës së lejuar orare, ndërsa ka nisur dhe gjurmimi në terren i të gjitha kontakteve që kanë pasur këto raste.
Numri i të prekurve nga Covid-19 në rrethin e Krujës shkon në 11, po situata në qytetin e Krujës duket jo e mirë për shkak të rasteve të konstatuara në fasonerinë ku numri i punonjësve, kryesisht gra është i lartë./abcnews.al