Në Kosovë, brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 12 raste të tjera me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 1,064.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë. Sot më 29 maj 2020, janë shëruar 9 pacientë.
Ditën e sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive.
Po ashtu, nga koronavirusi janë shëruar edhe nëntë persona në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
NËNTË TË SHËRUAR DHE DYMBËDHJETË RASTE ME COVID-19!
Sot më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 12 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë. /abcnews.al/