Konfirmohen dy rastet e para me variantin e ri të COVID në Kroaci

schedule14:49 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 14:49 - 6 Dhjetor, 2021

Kroacia konfirmoi sot 2 rastet e para me variantin e ri të COVID, Omicron.

Lajmin e njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Zagreb.

Nuk jemi të sigurt lidhur me burimin e infektimit e as nëse këta dy njerëz kanë udhëtuar jashtë vendit. Besojmë se janë infektuar gjatë një takimi të punës në të cilin të dy personat kishin marrë pjesë”, tha Bernard Kaiq, epidemiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Varianti Omicron i koronavirusit duket se po përhapet me shpejtësi. Rastet e para u raportuan kryesisht në mesin e studentëve në Afrikën e Jugut, por tani po përhapet.