Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfirmohen 79 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima në 24 orët e fundit në Kosovë

schedule15:16 - 21 Shtator, 2020

schedule 15:16 - 21 Shtator, 2020

Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 79 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se brenda ditës janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.



Po ashtu, në 24 orë, betejën me Covid-19 në vend e humbën 2 persona. Bëhet fjalë për 1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë.

Numri total i rasteve pozitive është 15,142 nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe ndërsa, bilanci i vdekjeve është 615.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12,674. Aktive mbeten 1.853 raste. s.b/abcnews.al/

104 TË SHËRUAR DHE 79 RASTE ME COVID-19!

Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, September 21, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!