Në Vlorë janë konfirmuar 7 raste me koronavirus.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se vetëm një person ka rezultuar pozitiv në institucionin e Bashkisë Vlorë.
Ndërsa rastet e tjera janë familjare dhe një mjek i cili tashmë është në pension.
Ndërkohë situata në vend vijon të jetë shqetësuese, ndërsa shifrat e infeksioneve vijojnë të jenë në rritje. Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme 563 raste të reja me koronavirus. Autoritetet bënë me dije se 8 pacientë humbën në 24 orë.
Ministria gjithashtu i bën apel qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Sakaq nga e mërkura do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të bërë të mundur parandalimin e infeksioneve./i.,k/abcnews.al/