Konfirmohen 34,778 raste në 24 orë, shkon në tetë milion numri i të infektuarve me koronavirus SHBA

schedule22:21 - 12 Tetor, 2020

schedule 22:21 - 12 Tetor, 2020

Ka shkuar në 8 milion numri i të infektuarve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometer, 8,026,776 amerikanë kanë rezultuar pozitivë për virusin që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, shkruan abcnews.al

Nga ky total, 34,778 raste u konfirmuan vetëm në 24 orët e fundit. Po ashtu, brenda ditës, si pasojë e Covid-19 humbën jetën 271 persona të tjerë. Në total, bilanci i viktimave shkon në 219,966.

Që nga fillimi i pandemisë, betejën me sëmundjen e kanë fituar 5,1 milion amerikanë.

SHBA-të janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi ndërsa pasohen nga India me rreth 7.2 milion të infektuar dhe 109,894 viktima.

I radhës është Brazili me 5 milion të infektuar dhe 150,555 raste fatale. s.b/abcnews.al/