Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka lajmëruar në orët e para të ditës së shtunë se kanë testuar edhe 138 mostra të marra nga rastet hospitalizuara në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Ky ishte testimi i dytë i bërë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP dhe nga ky testim prej 93 mostrave të marra, tre pacient janë testuar pozitiv me SARS-CoV-2.
Të tri rastet pozitive janë nga Mitrovica e Veriut. Ndërkaq, numri në total i të infektuarve është 135.