Tashmë gjithçka ka marrë fund. Fabian Ruiz do të jetë lojtari më i ri i PSG-së, me mesfushorin spanjoll që ka zgjedhur Ligue 1 për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.
Sipas “Le Parisien”, spanjolli pritet ditën e sotme të zbarkojë në kryeqytetin francez për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore me kampionët e Francës, ku më pas do të firmosë edhe kontratën.
Gjithashtu sipas burimit në fjalë bëhen të ditur edhe detajet e marrëveshjes mes palëve, ku 25 milionë euro i ka kushtuar arkave të PSG-së transferimi i Ruiz nga Napoli, teksa për të do të ketë një kontratë 5-vjeçare. /f.a/abcnews.al