Konfindustria: Shqipëria nuk është gati për PPP

schedule13:32 - 26 Janar, 2019

schedule 13:32 - 26 Janar, 2019

Konfindustria do të kërkojë përmirësimin në thelb të projekt ligjit për “Partneritetin Publik Privat dhe koncesionet e pakërkuara” të paraqitur së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Konfederata e Industrive të Shqipërisë bën me dije se ndërhyrjet e parashikuara në projekt ligj janë të paplota, të vonuara në kohë dhe sërish lënë hapsira të shumta për korrupsion dhe shpërdorim të parave publike.

Shqipëria nuk është ende gati për ndërtimin dhe zbatimin e politikave të Partneritetit Publik Privat dhe koncensionet e pakërkuara. Këtë konstatim Konfindustria e mbështet edhe në projektligjin për PPP-të.

“Lënia jashtë e Projekt Ligjit të ndalimit të Partneritetit Publik Privat dhe koncesioneve të pakërkuara të sektoreve strategjike kryesore ekonomike si energjia, portet, aeroportet, është i papranueshëm dhe zeron efektin e qellimit të këtij Projektligji”.

Shqipëria është krejtësisht e papërgatitur për ndërtimin dhe zbatimin e politikave të PPP-ve dhe si rrjedhim domosdoshmërisht duhet që për në një afat kohor deri në krijimin e mekanizmave institucionale të duhur, politikat e PPP-ve dhe koncesioneve të pakërkuara duhet të ndërpriten menjëherë dhe pa kufizim sektorësh, sugjeron Konfindustria.

Ndërhyrjet e parashikuara në projekt ligj janë të paplota, të vonuara në kohë dhe sërish lënë hapsira të shumta për subjektivizëm, korrupsion dhe shpërdorim të parave publike. Kufizimi i PPP vetëm në projektet e infrastrukturës rrugore dhe lënia hapur e mundësive për sektorët strategjikë të ekonomisë si energjia, portet, aeroportet, rrezikojnë ta kthejnë projekt ligjin vetëm në një retorikë politike pa asnjë ndikim të prekshëm”. 

Konfindustria vlerëson se është e papranueshme, që në draftin e paraqitur përsëri nuk ndalohet në mënyrë të prerë pjesëmarrja në kontrata koncesionare dhe PPP të kompanive “guackë” të regjistruar në parajsa fiskale, pavarësisht dëmit të madh ekonomik, financiar, moral të sjellë ndaj interesit publik dhe seriozitetit të vendit në afatgjatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!