Konfindustria për karburantet: Çmim i lartë dhe cilësi e dobët

schedule13:25 - 18 Nëntor, 2018

schedule 13:25 - 18 Nëntor, 2018

Të ngrihet dhe të funksionojë Enti Regullator i Karburanteve, përgjegjës për çmimin tavan dhe cilësinë si dhe të ulet 50% e taksës së qarkullimit, që sot arrin në 120 milion euro/vit. Është kjo kërkesa e konfindustrisë me qëllim rritjen e cilësisë dhe uljen e çmimeve për karburantet në Shqipëri.

Çmime të larta dhe cilësi e dobët. Është ky shqetësimi i Konfindustrisë për tregëtimin e karburanteve në tregun shqiptar. Sipas një analize të kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë , gjatë muajit tetor në të gjitha tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka rënë me 10$ për ton, ndërkohë, që në Shqipëri ndodhi e kundërta. Çmimi i karburanteve në pikat e pakicës gjatë muajit tetor është rritur në të paktën 10 Lek për litër. Edhe gjatë muajit nëntor  vazhdon e njëjta kahje rënëse e çmimeve të karburantit në tregjet ndërkombëtare dhe dukuria e mospasqyrimit  në tregun vendor- thuhet në njoftimin për shtyp të Konfindustrisë sipas të cilës, Shqipëria radhitet në 25 vendet e para në botë dhe nga më të lartët në Europë për çmimin e karburanteve. Rritja e çmimit të karburanteve kryhet nga të gjithë operatorët e tregut në të njëjtën ditë. Rënia e çmimeve në tregjet e huaja shfaqet e vonuar në tregun shqiptar.

Analiza e Konfindustrisë cilësia e karburanteve, sidomos kur është në qarkullim prodhimi i vendit, është në shumicë dërrmuese jashtë çdo standardi minimal ndërkombëtar të lejuar.

Me rastin e Paketës Fiskale 2019, me qëllim përmirësimin e gjendjes së papranueshme në tregun e karburanteve në Shqipëri Konfindustria kërkoi zyrtarisht: – ngritjen dhe funksionimin e Entit Regullator të Karburanteve përgjegjës për çmimin tavan dhe cilësinë si dhe – ulja më 50% e taksës së qarkullimit, që sot arrin në 120 milionë euro/vit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!