Konfindustria- Kuvendit: Kujdes lehtësitë në turizëm

schedule13:51 - 30 Nëntor, 2017

schedule 13:51 - 30 Nëntor, 2017

Konfindustria i ka kërkuar Kuvendit të shmangë favorizimet në turizëm, duke propozuar të ndryshohet projektligji për paketën fiskale 2018. Me ligjin aktual, investitorët turistike mund te marrin statusin e privilegjuar, nëse vlera e investimit është mbi 50 milion euro. Konfindustria kujton se projektligji parashikon vleren e investimit ne 8 milion euro. Përmes një njoftimi për shtyp, administrator i Konfindustrisë, ka kërkuar të shmangen diferencimet, duke theksuar se po prishen rregullat e konkurences se lire ne turizëm. Privilegjet fiskale, sipas tij, duhet të ndalen në përjashtimin nga tatim-fitimi dhe dividendi për jo më shumë se 10 vjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!