Konfindustria këshillon ekzekutivin shqiptar

schedule16:44 - 28 Tetor, 2017

schedule 16:44 - 28 Tetor, 2017

Shtrirja e tatimit mbi vlerën e shtuar mbi kategorite e biznesit te vogel te mos ndermerret si nje akt i vecuar, por te jete pjese e nje procesi te mirestudjuar profesional. Është kjo këshilla që i jep Konfindustria qeverisë me argumentin se luhatjet dhe ndryshimet e shpeshta te qendrimeve zyrtare per menyren e zbatimit te TVSH tregojne pikerisht mungesen e nje strategjie profesionale te domosdoshme paraprake. Sipas konfindustrisë pasojat me te renda do te jene mbyllja e disa mijra biznesesh te vogla, qe do te kerkojne mbeshtje sociale papunesie nga buxheti, mbeshtetje e paster per monopolizim sektorial dhe mbi te gjitha rrezikim masiv te prodhimit vendor. Veshtiresia objektive e menaxhimit nga institucionet fiskale pergjegjese te skemes se zgjeruar te TVSH, mund te prodhoje problematika per buxhetin e shtetit deklaron Buxhuku sipas të cilit do të ndikojnë në rritjen e abuzimeve dhe korrupsionit.