Konfindustria i drejtohet Kuvendit e Presidentit për ndryshimet në Kodin Rrugor

schedule11:30 - 22 Prill, 2019

schedule 11:30 - 22 Prill, 2019

Disa nga ndryshimet në projekt ligjin për Kodin Rrugor cënojnë interesin publik. Me këtë arsyetim Konfederata e sindikatave të Shqipërisë do ti kërkojë Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në seancë plenare projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor dhe njëkohësisht Presidentit të Republikës për të mos ta dekretuar.

Deputetët e Kuvendit duhen të ngrenë kartonin e kuq për projekt ligjin e Kodit rrugor e po ashtu presidenti Ilir Meta duhet të refuzojë dekretimin e tij.

Shqetësimi vjen nga Konfindustria e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp bën me dije se disa nga ndryimet e propozuara jo vetëm cënojnë interesin publik por janë me tipare të qarta klienteliste te tipit “kapje e shtetit”, duke rënduar në mënyrë të drejtpërdrejtë financiarisht kostot e punës se biznesit dhe jetesës së qytetarëve shqiptarë.

“Eshtë e papranueshme dhe antikushtetuese, që qytetarët dhe bizneset të penalizohen në mënyrë automatike deri në 50 mijë lekë gjobë për siguracionin e çdo automjeti edhe në kushtet e mospërdorimit të tij. Rasti i mësipërm është i pashembullut në vendet e Rajonit, në Bashkimin Evropian dhe më gjerë”.

Sipas konfederatës së sindikatave të Shqipërisë penalitetet nga zbatimi i parashikimeve ligjore në projektin e Kodit Rrugor të sjelle për miratim në Kuvendin e Shqipërisë mund të shkojnë në shumë miliona euro në vit për bizneset dhe qytetaret e mbi 6oo mije mjeteve motorrike.

“Gjithashtu, procedurialisht projekt ligji i Kodit Rrugor është kaluar për miratim në ne seance plenare Kuvendin e Shqipërisë pa u njohur për publikun shqiptar, pa u debatuar me grupet interesit dhe duke shfrytëzuar gjendjen e trazuar politike dhe funksionimin jo normal të Kuvendit të Shqipërisë”.

Për Konfindustrian gjendja bëhet edhe më e rëndë në kushtet kur Gjykata Kushtetuese prej kohësh është praktikisht jofunksionale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!