Është dhënë masa e sigurisë për gardistin, i cili u përfshi në sherrin në Hamallaj të Durrësit disa ditë më parë.
Sipas gazetarit të ABC News, Leonidha Musaj, Martin Nikolla së bashku me kushëririn e tij, Alfred Nikolla janë dënuar me ‘arrest me burg’.
Ky vendim është dhënë nga gjyqtarja Anjeza Burda dhe nga prokurori i çështjes Sokol Nishani e ka pranuar.
Martin Nikolla akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Si ndodhi konflikti në Hamallaj të Durrësit?
Konflikti për një rrugë fshati degjeneroi në dhunë mes anëtarëve të dy fiseve në fshatin Hamallaj në Durrës. Pas konfliktit verbal sherri degjeneroi në përdorimin sendeve të forta, deri në armët e zjarrit. Ngjarja ndodhi paraditen e së dielës, ndërsa të lënduar mbetën disa persona. Sipas policisë në konflikt u përfshinë anëtarë të familjes Kaçi dhe familjes Nikolla fqinjë me njëri-tjetrin. Shkak mësohet se është bërë një rrugë që banorët e kane shtruar me lekët e tyre rreth 10 vite më parë si dhe disa rrethime të komshinjve që familja Nikolla kërkon t’i heqë. Konflikti ka nisur në momentin që kryefamiljar i familjes Kaçi, po kalonte në rrugë, kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kane zënë rrugën dhe më pas kanë nisur ta qëllojnë. Me pas, janë afruar djemtë e të moshuarit dhe janë përfshirë në sherr me familjen Nikolla, anëtarët e së cilës i kanë goditur me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete te tjera të forta./abcnews.al