Konferencë për uljen e tarifave Roaming, Balluku: Progres për Shqipërinë, do të shtohen investimet

schedule13:20 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 13:20 - 6 Dhjetor, 2022

Ka nisur konferenca për Marrëveshjen Roaming nga e cila qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë reduktim të shërbimit roaming me vendet e Bashkimit Europian.

Në lidhje me këtë ministra e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku tha se heqja e tarifave roaming është një progres për vendin tonë, pasi një gjë e tillë do të sjellë investime të mëdha telekomunikacioni në rajon.

Balluku: Heqja e tarifave roaming është fushë për investime më të mëdha në fushën e telekomunikacionit në rajon. Marrëveshja u firmos nga operatorët që kanë qenë prezent sot. Do të zgjerohet aksesi në oferta të larmishme.

Ndërkohë Komisineri për Zgjerimin e Bashkimit evropian, Oliver Varhelyi, tha se nënshkrimi i marrëveshjes është hap i rëndësishëm.

Varhelyi: Do të kemi një shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit. Do të përfitojnë qytetarët. Nënshkrimi i marrëveshjes hap i rëndësishëm. Do të ulen tarifat e Roaming për qytetarët e BP.

Ekspertët e vendeve të BE, firmosën sot marrëveshjen e parë, atë të “Roaming” që parashikon uljen e tarifave me Ballkanin Perëndimor. Parashikohet që marrëveshja të nis zbatimin më 1 tetor të vitit 2023.

Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar, nga 7 që pritet të miratohen ditën e sotme në këtë samit./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!