Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konferenca Putin-Trump, gazetari amerikan nxirret me forcë jashtë sallës

schedule12:49 - 17 Korrik, 2018

schedule 12:49 - 17 Korrik, 2018

Sem Husseini ishte personi që u nxorr me forcë nga salla e konferencës për shtyp, para se aty të hynin presidenti rus Putin dhe ai amerikan Trump. Sipas mediave amerikane, ai mbante në dorë një parullë kundër armëve bërthamore.

Ka qenë misteri i ditës së Trump dhe Putin në Helsinki. Personi që u nxorr me forcë jashtë sallës para hyrjes së dy liderëve të cilët folën për gazetarët, quhet Sem Husseini. Ai është drejtor për komunikimin në Institutin e Kujdesit Publik, dhe ishte akredituar nga revista amerikane The Nation.

Kjo e fundit konfirmoi dhe akreditimin. Husseini kishte me vete një parrullë të përgatitur nga ai vetë ku shkruhej: “Traktat për ndalimin e armëve bërthamore”. Me sa duket ai donte ta shfaqte për të tërhequr vëmendjen dhe për të pyetur dy liderët rreth çështjes.

Por agjentët rusë të sigurisë e kanë vënë re menjëherë dhe i kanë kërkuar që të dalë jashtë. Huseini nuk ka pranuar dhe madje ka protestuar ndaj kësaj kërkese duke thënë se dëshironte të qëndronte. Por kur refuzoi të dorëzonte parullën në duart e agjentëve, këta të fundit e kanë nxjerrë jashtë me forcë, nën shikimin e qindra gazetarëve të habitur. Menjëherë pas daljes së tij nga salla, hynë Putin dhe Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!