Konferenca për prokurimet në Evropë, Balluku: Klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar

schedule13:13 - 15 Qershor, 2023

schedule 13:13 - 15 Qershor, 2023

Zëvendës Kryeministrja njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku këtë të enjte ka qenë pjesë e konferencës ndërkombëtare, Prokurimet e Hapura dhe të Qëndrueshme në Evropë.

Ministrja Balluku në fjalën e saj është shprehur se falë reformave të ndërmarra nga qeveria tashmë vendi ynë është kthyer i sigurtë për investitorët e huaj.

Ndër t5ë tjera ajo është shprehur se lajmet pozitive në fushën e zhvillimit kanë një rëndësi të madhe për integrimin e vendit në BE.

Ndaj dhe sot është kënaqësi e veçantë, por dhe një vlerësim shumë i rëndësishëm që Shqipëria është zgjedhur nga partnerët tanë ndërkombëtar që të jetë bashkë organizator dhe mikpritës i një konference kaq të rëndësishme, si konferenca mbi prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme në Europë.

Unë dua t’ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë të gjithë përfaqësuesve nga 26 vende pjesëmarrës si dhe t’ju ftoj që pavarësisht këtij shiut që po bie shumë gjatë këtij muaji Qershor, Tirana është një vend i bukur që ja vlen të shijohet kështu që orën e lirë që keni jashtë konferencës, unë shpresoj që shiu do të pushoj, se jemi kthyer në një klimë tropikale muajin e fundit, bie për disa orë dhe pastaj pushon, dhe kur del dielli Tirana ja vlen që të shijohet se është një, sipas meje, por që nuk jam shumë objektive, kështu që ju duhet ta shikoni vetë, është një nga kryeqytetet më të bukura të Ballkanit.

Njëkohësisht dua të falënderoj për ftesën bashkë organizatorët e konferencës, Qeverinë e Holandës, Qeverinë e Italisë, përmes Agjencisë të Antikorrupsionit, shumë faleminderit që jeni sot këtu. BERZH, si një nga partnerët strategjik, do ta quaja, financiarë të Qeverisë Shqiptare që ka qenë prezent, jo vetëm duke na mbështetur me paketat e kredive të buta që ofron, por nga ana tjetër duke u bërë dhe një partner në rrugëtimin tonë përsa i përket dijes, në të gjitha proceset e prokurimeve dhe të dizenjimeve të specifikimeve teknike, por edhe të ndarjes së eksperiencës që BERZH ka edhe në vend të tjera.  Sigurisht, dua të falënderoj Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Open Contracting Partnership”, ka thënë Balluku.

Ministrja gjithahstu ka theksuar se e rëndësishme është të theksohet se tashmë kompanitë e huaja kanë filluar që të japin rëndësi investimeve në vendin tonë. Sipas saj pritet që në vjeshte kompania SHELL dhe ENI të japin informacione të rëndësishme për nxjerrjen e produkteve në vendin tonë.

Do ti referohem një nga kompanive franceze më të mëdha në fushën e energjisë, Voltalia, e cila prej vitesh studionte tregun shqiptar duke pasur edhe disa tentativa për pjesëmarrje deri në vitin 2018. Ndërkohë që me të gjithë reformën që ne kemi bërë në sistemin e prokurimeve apo siç thash dhe me klimën e biznesit duke krijuar konkurrencë të drejt, duke krijuar transparencë në të gjitha proceset tona dhe çfarë është më e rëndësishmja duke shkurtuar kohët burokratike të proceseve përmes sistemeve tona të dixhitalizuara, kemi bërë Shqipërinë që të jetë një vend atraktiv. Kështu që Voltalia, jo një herë, por dy herë ka qenë pjesëmarrëse në ankandet e ndërtimit të parqeve fotovoltaike, pra të energjisë së rinovueshme që është një nga qëllimet kryesore të tranzicionit të gjelbër në Europë dhe me ndihmën e BERZH ne kemi bërë dy procese, transparente të ankandeve të këtyre parqeve fotovoltaike duke pasur si pjesëmarrës disa dhjetëra kompani europiane dhe ndërkombëtare me eksperiencë shumë të qenësishme në fushën e prodhimit të rinovueshëm të energjisë. Voltalia ka fituar dy nga këto ankande duke e rankuar Shqipërinë në listën e vendeve të preferuara nga kompanitë e mëdha, pikërisht për shkak të kritereve që unë përmenda më parë.

Nga ana tjetër, dy raste të tjera të cilat unë krenarisht i përmend shpesh janë Shell dhe ENI. Dy nga kompanitë e ekselencës europiane përsa i përket naftës dhe gazit. Që të dyja tashmë operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe ne presim që në fund të kësaj vjeshte të kemi disa rezultate të shkëlqyera pasi informacioni që kemi marrë është i tillë përsa i përket nxjerrjes që këto dy kompani do të bëjnë në Republikën e Shqipërisë.  Kanë ardhur këtu përmes garave konkurruese. Kanë ardhur këtu përmes një negociate shumë të gjatë përsa i përket kontratave të tyre dhe sot, ashtu si Voltalia, ENI dhe Shell janë brande të cilat nderojnë dhe e vendosin Shqipërinë në një stad ndërkombëtar sesi kompani të këtij niveli vijnë në vendin tonë, konkurrojnë dhe më pas kthehen në motorë gjenerues të ekonomisë shqiptare.

Ndërkohë që në fushën e infrastrukturës ku kemi shumë shembuj, por për të mos u zgjatur do ti referohesha një shembulli ekselent që ne kemi, që ka të bëjë me procedurën e përzgjedhjes të konsulentit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për portin e ri tregtar në Porto Romano, një vepër e cila nuk i përket vetëm Shqipërisë. Një vepër inxhinierike që i përket Shqipërisë, Kosovës, edhe Maqedonisë së Veriut, duke qenë se ky port i ri që do të ndërtohet në afërsi të Durrësit do të jetë i lidhur me dy porte të tjera të thata të vendosura në Strugë të Maqedonisë së Veriut dhe në Prishtinë të Kosovës”, ka thënë ministrja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!