Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, shembull i qeverisjes”, kryeministri Rama ndan përvojën e drejtimit te vendit

schedule14:34 - 10 Shtator, 2025

schedule 14:34 - 10 Shtator, 2025

Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje është mbajtur ketë mes jave ne Tiranë, në një panel diskutimi ku u fol për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Ne fjalën e tij kryeministri Rama ndau përvojën qe ka ndërtuar ne këto vite drejtimi te vendit dhe çfarë mund ti japim ne botes, duke vene theksin tek ajo qe kryeministri e quajti “eksportimi i prokurimit me Inteligjence Artificiale”

“Ne duhet të punojmë së bashku, të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë atë që ne duam, që na pëlqen të ndërtojmë. Shqipëria asnjëherë s’ka patur mundësinë më parë që të zgjedhë lirisht se me kë të jetojë. Ne kemi qenë viktima të zgjedhjeve të të tjerëve. Për herë të parë në histori, tashmë ne kemi zgjedhur si shtet, si komb, që ne duam të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Kjo është një zgjedhje që ka bërë kombi, vendi, është fantastike, është shumë mirë. Ne nuk mund të shkojmë edhe të flasim, të japim leksion te të tjerët pse ju nuk doni të jeni si ne. Ata do të qeshin, ashtu si ata vërtetë qeshin, por duan të tregohen edhe të mirësjellshëm me ne, kështu që kjo ishte ideja ime. Gjithsesi, unë mendoj që është një gjë që ne mund të eksportojmë, që është prokurimi me anë të Inteligjencës Artificiale.”

Në fjalën e tij, organizatori i këtij forumi, Besnik Tahiri vlerësoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë, ndërsa shtoi se Tirana është kthyer në një shembull për tu ndjekur për mënyrën si ka qeverisur apo rrugën qe ka ndjekur për te përmbushur detyrat e saj për integrimin ne BE.

“Kjo konferencë ka për të diskutuar çështjet të cilat janë të zjarrta me rëndësi strategjike dhe do të japin drejtim çështjeve të politikave. Pse jemi në Shqipëri? Kjo është po ashtu një pyetje shumë e rëndësishme, sigurisht ngaqë është një vend mikpritës shumë shumë i mirë, ka një mjedis shumë të mirë për të bërë një aktivitet të tillë, por jo vetëm kaq. Shqipëria ka qenë një shembull që ka udhëhequr. Thjesht shkoni pak pas në kohë. Tre katër vite më parë. Kush do e besonte se Shqipëria do ishte në pararojë për procesin e integrimit në BE. Kush do besonte se do të kishim më shumë se 10 milionë turistë brenda një viti. Kush do besonte se Shqipëria do të mirëpriste udhëheqësit evropianë për të diskutuar problemet botërore. Pra, Shqipëria e bëri. A mjafton kjo? Jo. Dhe prandaj është e rëndësishme që Shqipëria të mësojë nga praktika më të mira. Por po ashtu Shqipëria në fakt, është kthyer në një praktikë më të mirë, përsa i përket qeverisjes së vet.”

Programi i forumit u ndërtua mbi katër tema kryesore: Sfidat dhe mundësitë e qeverisjes në një botë që ndryshon me shpejtësi; Agjenda e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor; Reformat në sektorin publik në Shqipëri për katër vitet e ardhshme; Qeverisja vendore dhe reformat e decentralizimit.

Eventi e ktheu Tiranën në pikë ndërkombëtare për diskutimin mbi qeverisjen, duke mbledhur së bashku liderë politikë, ambasadorë, ministra, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!