Konferenca e tretë ndërqeveritare/ Rama: Negociatat, jemi më pranë BE-së

schedule17:54 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 17:54 - 16 Dhjetor, 2024

TIRANË- Gjatë takimit me ish-punonjës të Policisë, Gardën, AMP, dhe zjarrfikësve, kryeministri Edi Rama konfirmoi se pas 30 minutash do të fluturojë bashkë me delegacionin që e shoqëron drejt Brukselit, për të marrë pjesën në konferencën e tretë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit të negociatave.

Ai tha se të martën Shqipëria do të hapë një tjetër kapitull me BE, ndërsa pohoi se po punojmë për të marrë maksimumin në këtë proces negociues me familjen europiane.

“Me shumë respekt do t’u kërkoj ndjesë sepse duhet të nisem për Bruksel se nesër kemi një tjetër moment shumë domethënës, sepse hapim një tjetër grupkapitull të negociatave. Kemi shumë besim që ta kthejmë këtë moment pozitiv, që të marrim sa më shumë nga BE, në aspektin e negociatave dhe mundësisht të arrijmë t’i mbyllim negociata përpara sesa BE, se si dihet asnjëherë, të kthehet në atë humorin e mëparshëm. Kështu që ju falënderoj edhe njëherë dhe po shkojmë të bëjmë këtë gjë nesër”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!