Eksperti për çështje e Integrimit, Gledis Gjipali në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC News, foli për konferencën Ndërqeveritare, duke u ndalur edhe te rruga drejt integrimit në BE.
Ai u shpreh se Shqipëria tashmë ka hedhur hapa të rëndësishëm dhe se gjithashtu politika e Jashtme është në sinkron me BE.
“Nëse do të vendosen të gjitha energjitë e administratës dhe të shoqërisë objektivi është i mundur sepse situata ka ndryshuar. BE është shumë më mbështetës. Mendoj që është e mundur nëse do të punohet seriozisht në këtë proces. Shqipëria gjithmonë ka pasur situatë pozitive, në dy tre dekadat e fundit nuk është prekur në konfliktet e luftërave, luan rol stabilizues në të gjithë rajonin. Elementi stabilizues ndikon në të gjithë Ballkanin dhe kjo është vlerësuar nga BE dhe kjo bie në sy edhe për faktin se kemi vende si Serbia apo Bosnjë dhe Hercegovina që nuk kanë në përputhje me BE politikat e ndjekura. Do shtoja Samite të nivelit të lartë që janë mbajtur në Tiranë, dhe tregon vlerësime të vazhdueshme që BE i bën Shqipërisë”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/