Volodymyr Zelensky ka nisur fjalimin në ceremoninë e hapjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih, një mbledhje globale vjetore, ku fokusi pritet të jetë lufta Ukrainë.
Në hapjen e fjalimit, Zelensky theksoi rëndësinë e përshpejtimit të dërgesave të armëve perëndimore në Ukrainë.
“Ndërsa BE-ja “zvarriti” bisedimet për zgjerimin e bllokut, politika ruse po bëhet më destruktive dhe agresive,” tha ai.
Ai tha se shumica e europianëve mbështesin anëtarësimin në BE për Ukrainën. Zelenskiy, tha gjithashtu se nuk duhet të ketë tabu për furnizimin me armë në Ukrainë, sepse kemi nevojë për armë për të mbrojtur sovranitetin.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin hollandez Mark Rutte, ai tha:
Ne kemi një mirëkuptim të përbashkët me Holandën se nuk duhet të ketë asnjë tabu për furnizimin dhe dërgimin e armëve për ushtrinë tonë, për Ukrainën tonë, sepse ajo mbështet dhe mbron sovranitetin tonë.
/abcnews.al