Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio pritet të udhëheqë një delegacion në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Bëhet fjalë për një ngjarje që do të përqendrohet në gjeopolitikën e trazuar, sipas organizatorëve, raportojnë mediat e huaja.
Më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish dhe rreth 100 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes do të marrin pjesë në bisedimet për politikën e sigurisë nga 13 deri më 15 shkurt.
Siç theksohet më tej, Rubio do të kryesojë një delegacion amerikan që do të përfshijë gjithashtu rreth 50 anëtarë të Kongresit të SHBA-së, theksoi Ëolfgang Ischinger, drejtor i ngjarjes në një konferencë për shtyp.
I pyetur nëse priste që Rubio të përsëriste sulmin e JD Vance ndaj Evropës, Ischinger u përgjigj: “Po supozoj… se mund të presim që Sekretari i Shtetit i SHBA-së të flasë për politikën e jashtme të SHBA-së dhe jo për çështje që nuk i përkasin fushës së tij”.


