Kancelari Gjerman Olaf Scholz ka deklaruar në një intervistë për mediat e vendit të tij se ai dhe Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky kanë rënë dakord mbi idenë se në konferencën e ardhshme të paqes për Ukrainën duhet të jetë pjesëmarrëse edhe Rusia.
Scholz deklaroi se dialogu është mënyra e vetme sesi mund ti jepet fund konfliktit të armatosur në Ukrainën Lindore.
“Une besoj se tani më ka ardhur momenti të diskutojmë se si të dalim nga kjo luftë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Do të ketë patjetër një tjetër konferencë paqeje për Ukrainën, në të cilën unë dhe presidenti ukrainas kemi rënë dakord për prezencën e Rusisë”, tha Scholz.
Deklarata e Olaf Scholz erdhi në një kohë që Ushtria Ukrainase ka nisur një offensive ushtarake duke pushtuar dy rajonet Ruse Kursk dhe Belgorod, në atë që është pushtimi më i madh i territoreve të Rusisë që prej Luftës së Dytë Botërore.
/abcnews.al