Gazmend Bardhi dhe Sali Berisha morën një refuzim nga mazhoranca, e cila nuk pranoi që të ngrihen dy komisione hetimore parlamentare.
Mazhoranca nuk dha sqarime publike për këtë vendimmarrje, ndërsa brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, shprehu kundërshti duke thënë se opozita po kërkonte një hetim shumë të gjërë për cështje që edhe prokuroria ishte duke i hetuar. Socialistët argumentojnë se ligji aktual për komisionet hetimore është i dobët dhe ai duhet korrigjuar, e vetëm pas kësaj mund të nisin hetime të tjera parlamentare.
Në emër të 45 deptuetëve firmëtarë, Gazmend Bardhi paralajmëroi se opozita do të kundërpërgjigjej për këtë padrejtësi.
Mes firmëtarëve për këto komisione hetimore, ishte edhe emri i Sali Berishës. Por për herë të parë pas shumë kohësh, Partia Socialiste nuk e përdori si argument për të refuzuar nismën vetëm se mes tyre ishte edhe deputeti “non grata”./abcnews.al