Konferenca e Kryetarëve, Ahmetaj prezanton projektbuxhetin 2018. Opozita bojkoton

schedule11:22 - 31 Tetor, 2017

schedule 11:22 - 31 Tetor, 2017

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve në kryesinë e Kuvendit për prezantimin e projektligjit për buxhetin e shtetit për vitin 2018. i pranishëm për këtë prezantim ishte ministri i Financave Arben Ahmetaj. Në rendin e ditës parashikohej edhe miratimi i kalendarit të veçantë për shqyrtimin e këtij buxheti dhe paketës së projekt-ligjeve që e shoqëron. Me përfundimin e njoftimit të rendit të ditës nga kreu i konferencës Gramoz Ruçi, Fronti Opozitar përmes kreut të grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho, përsëriti refrenin e qeverisë së rënë moralisht dhe nevojës për një  qeveri antimafia që do t’i hapë rrugë edhe zgjedhjeve të lira. Për këtë arsye anëtarët dekrat dhe të LSI në Këshill u larguan duke refuzuar të bëhen pjesë e asaj që konsiderojnë një teatër normaliteti në një situatë anormale si ajo në të cilën gjendet vendi ynë sot. Kjo nuk shqetësoi mazhorancën e cila vazhdoi mbledhjen me rendin e ditës,  pra prezantimin e projektbuxhetit 2018 nga Ministri Arben Ahmetaj.

 

https://youtu.be/DHS6WNxIySA