Konferenca e dytë ndërqeveritare/ Rama nga Luksemburgu: Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda vitit 2030

schedule08:24 - 15 Tetor, 2024

schedule 08:24 - 15 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka thënë përpara se të nis Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Luksemburg, se do ta bëjnë gati Shqipërinë për në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Ai u shpreh se janë disa detyra shtëpie që do të bëjnë për të ngjitur malin e BE.

Kësisoj jemi të dyja palët në një gjatësi vale. Do të bëjmë më të mirën dhe do të vrapojmë shpejt për t’u siguruar që kjo dritare e jashtëzakonshme mundësie të mos mbyllet pa ne, brenda në Bashkimin Evropian.

Po nuk ka asgjë të veçantë. Çdo gjë është shumë e qartë. Për t’u bërë shtet anëtar duhet të ngresh, jo vetëm shpirtrat, por po kështu edhe të gjitha forcat që të punojnë së bashku në realitetin e vendit për të garantuar një vend, i cili funksionon mirë, u shërben qytetarëve të vet dhe sanksionon në jetën e përditshme atë çfarë shkruhet në Kushtetutë dhe të gjithë angazhimet. Kështu që janë detyra shtëpie, një mal për t’u ngjitur  dhe tanimë ne jemi në ngjitje e sipër me ide mjaft të qarta, me vullnet mjaft të fortë dhe nuk ka aspak dyshim që do të arrijmë atë çfarë duhet arritur, që do të thotë Shqipëria në BE brenda 2030.

Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030., tha ndër të tjera Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!