Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare/ Rama nga Brukseli: Ka ardhur koha ta luajmë ndryshe lojën me BE-në

schedule21:11 - 26 Maj, 2026

schedule 21:11 - 26 Maj, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Bruksel në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare, theksoi se Shqipëria nuk po heq dorë nga anëtarësimi me të drejta të plota në Bashkimin Europian, por po përballet me një realitet të ri politik dhe institucional në Europë. Rama u shpreh se vendet aspirante duhet të përqafojnë një dinamikë të re integrimi, duke nënvizuar se “ka ardhur koha ta luajmë ndryshe lojën me BE”.

Ai kritikoi qasjen e deritanishme të unionit ndaj zgjerimit, duke kujtuar se shpesh vendeve kandidate u është kërkuar të presin derisa Bashkimi Europian të reformohet. Sipas tij, kjo nuk mund të vazhdojë më dhe të gjitha palët duhet të kuptojnë nevojën për një Europë më të bashkuar dhe më të integruar.

Rama deklaroi gjithashtu se çdo alternativë kundër Bashkimit Europian është “një alternativë ndaj ligjit”, duke ritheksuar orientimin strategjik të Shqipërisë drejt BE-së. Ai nënvizoi se Tirana synon të jetë sa më afër strukturave europiane, pavarësisht formës apo statusit që mund të marrë procesi i integrimit në këtë fazë.



“Kam përshtypjen që duket sikur flasim sikur po flasim ose kështu, ose ashtu. Nuk po heqim dorë nga anëtarësimi me të drejta të plota, por nga një dinamikë që na është imponuar të gjithëve ne, që duhet ta përqafojmë për një Europë të bashkuar.

Siç është thënë shumë herë, e kam dëgjuar shumë herë, që më kanë thënë që duhet të prisni derisa ne të formësojmë BE dhe do u marrim me vete, por nuk do të ndodhë kështu. Të gjithë duhet të kuptojmë edhe një herë, që ka ardhur koha ta luajmë ndryshe lojën me BE.

Çdo alternativë kundrejt BE, është një alternativë ndaj ligjit. Duam të jemi pjesë e kësaj, çfarë do që të do të duhet, statusi e çfarë do lloj gjëje, duam të jemi sa më afër. Nuk është ideja që të krijojmë një Europë me dy nivele qytetarie, përkundrazi ka të bëjë me një Europë të integruar”, u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!