TIRANË- Apeli i GJKKO-së vendosi të shtyjë seancën e sotme në ngarkim të personave të arrestuar për një prej çështjeve të përfolur, siç është dosja e sterilizimit.
Për këtë çështje janë arrestuar ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni që fitoi tenderin për koncesionin e sterilizimit, Ilir Rrapaj.
Ata janë arrestuar në muajin gusht për koncesioni e pajisjeve të sterilizimit, vlera e të cilit përllogaritej në 100 milionë euro.
Gazetari i Abc News, Ermal Vija, thotë se dy të arrestuarit kanë kërkuar ndryshim të masë së sigurisë, por kërkesa e tyre pritet të shqyrtohet të mërkurën.
“Ata kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë nga ajo me arrest me burg në një masë më të lehtë, por seanca është shtyrë për t’u zhvilluar nesër në orën 09:00 pasi njëri prej avokatëve të të arrestuarve nuk është legjitimuar në seancë, dhe për këtë gjykata vendosi për shtyrjen e saj”, raportoi gazetari.