Koncerti “ klasikët në opera” me kryeveprat botërore inauguroi pianon e re. Pianistja Etrita Ibrahimi në një intervistë për abc neës rrëfen emocionet e premierës dhe lojës në tastatat e reja të pianos. Për të bijën e kompozitorit Feim Ibrahimit, është e domosdoshme që edhe veprat shqiptare të jenë më prezentë në skenë.
PianistjaIbrahimi performancën e parë me pianon e re, Steinëay e cilëson një përzierje emocionesh
Koncerti simfonik “Klasikët në Opera” me kryeveprat botërore klasike për artisten është forma e duhur për inaugurimin e pianos së munguar. Duke sjell në qendër orkestren si rrallë herë, ndërsa Ibrahimi veçin tingujt e Bahut.
Krahas kryeveprave të klasikëve botërorë , këtë vit ka një kthes në veprat shqipe, por e rëndësishme është krijimi i një kolane koncertesh me veprat shqiptare.
Koncerti simfonik “Klasikët në Opera”, solli një program virtuoz për artdashësit shqiptar, nën dirigjimin e maestros, Dritan Lumshi, nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, të cilët luajtën për publikun “ Ë. A. Mozart tingujt e kompozitori gjerman, Johann Sebastian Bach. Gjithashtu, në koncertin simfonik luajti në flaut dhe solistja, Enalda Gjoni, një pjesë nga kompozitorit Antonio Salieri.