Violinisti Arben Kadesha dhe pianisti Marin Gjollma me koncertin” Nostalgji” sjellin bashkëpunimin e tyre të parë. Artistët përcollën emocion tek spektatori kryeqytetas përmes tingujve të kompozitoreve botërorë dhe baladës së Pjetër Gacit.
Recitali “Dou” për violinë e piano bëri bashkë dy artistët Arben Kadesha dhe Marin Gjollma. Artistët me nostalgji sollën një larmi tingujsh nga Cajkovski, Elgar dhe Shopen.
Por nuk munguan as pjesë shqiptare, si balada e Pjetër Gacit. Arben Kadesha, i cili prej vitesh është pjese e operës në Athine thotë se muzika shqiptare mirëpritet.
Koncerti “Nostalgji” u përmbyll në Tiranë pas atij në Athinë dhe Korçë./ABC News Albania 24/7