Koncert për pushuesit/ Këngë polifonike dhe valle tradicionale në Sarandë

schedule17:09 - 6 Gusht, 2023

schedule 17:09 - 6 Gusht, 2023

Pushuesit që ndodhen në Sarandë këto ditë nuk kanë shijuar vetëm detin. “Folk On” ka bërë bashkë në Sarandë grupe polifonike dhe valltaresh, në një koncert që dhuroi emocione të bukura.

Me në fokus promovimin e turizmit, koncerti përcolli vlerat tradicionale të jugut.

“Vjen në formë të tillë që Saranda të promovohet jo vetëm si destinacion i detit, por edhe kulturës”, theksoi organizatori Redis Matka.

Larmishmëria e moshës së performuesve ishte e veçanta e këtij aktiviteti, ku tradita u përfaqësua nga profesionistë të polifonisë, e deri te të rinj që ruajnë traditën e të parëve.

“Jemi grupi polifonik Saranda. Jemi shumë krenar që na ka rënë fati ta vazhdojmë këtë traditë.

“Jemi nga Konispoli, do të performojmë vallen e Osman Takës, është nder për ne”, tha ai.

“Jemi shumë të lumtur që po i veshim këto kostume dhe po na shikojnë shumë turistë”,  shprehen ato.

Shpalosja e traditës shqiptare në mes të sezonit turistik u tregon të huajave se Saranda ka më shumë se detin. Kjo e re suedeze thotë se koncerti është diçka ndryshe, që në vendin e saj nuk e ka parë.

“Është shumë mirë të jesh këtu dhe të shohësh koncertin, është shumë ndryshe sesi ne i bëjmë në Suedi është shumë interesante të jesh këtu”

Gjatë këtij sezoni turistik Saranda ka pasur vëmendjen e veçantë, në promovimin e vlerave kulturore kombëtare./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!