Koncert për paqen në Fier, historia e Europës së Bashkuar në 60 minuta

schedule15:50 - 9 Maj, 2019

schedule 15:50 - 9 Maj, 2019

Artistë nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Mali i Zi dhe Italia ndriçuan qytetin e Fierit me një koncert për paqen. Një manifestimi shumëdimensional i artit europian që për 60 minuta tregoi historinë e Evropës.

Koncerti me 65 orkestrantë dhe 100 solistë më në zë nga Shqipëria dhe vende te tjera nën dirigjimin e Ettore Papadia, i ofruan Fierit përmasa madhështore.

Për 60 minuta, përpjekjet sizifike të popujve evropiane, aspiratat për bashkëjetese dhe liri, erdhën tek spektatori me muzikën më të mirë botërore dhe interpretimin e tenoreve të mirënjohur dhe orkestrës simfonike.

Përmes simbolikës që përcolli arti shumëdimensional, u shfaq rrugëtimi i bashkimit të popujve dhe BE, si një koncept unik i përpjekjeve.

Konceptuar në një triptik artistik, përmes fjales dhe imazhit: e cila  nisi me “Sizifi – guri legjendar”, duke vijuar ne momentin e dyte  “Toka, hapesira dhe koha”, për te kulmuar me monetin final “Prometeu – Fitorja”.

Vepra të Verdit, Barberit dhe Beethovenit, “Triptik për paqen” përcolli fuqishëm përpjekjet e një kontinenti të tërë për triumfin e idealit më sublim të njerëzimit, atë të lirisë. /ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!