Koncert për 100-vjetorin e Dhora Lekës, Eva Golemi dhe Arben Skënderi ndajnë detajet

schedule10:21 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 10:21 - 29 Dhjetor, 2023

Këtë të premte në Teatrin e Operas dhe Baletit do të zhvillohet një koncert në nder të Dhora Lekës, përfaqësuese e brezit që luftoi për lirinë e vendit.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, kompozitori Arben Skënderi dhe sopranoja Eva Golemi kanë ndarë detaje nga ky koncert, duke theksuar se pjesëmarrës janë shumë të rinj të talentuar.

Sakaq, ata kanë thënë se përveç veprave të Dhora Lekës, do të ketë dhe vepra të kompozitorëve të huaj.

“Nuk do të jenë vetëm pjesë nga Dhora Leka, është një buqetë shumë e bukur dhe unë dua të organizojë Orkestrën e Forcave të Armatosura, djemtë e rinj dhe vajzat e reja që kanë qene të mrekullueshme. Sinqerisht është diçka që nuk ta kam thënë Beni, por ke bërë një punë të jashtëzakonshme me këto djem dhe këto vajza, sepse ka punësuar të rinj dhe të reja që kanë dalë nga Akademia e Arteve dhe nuk ka marrë të huajt nga jashtë.

Përveç veprave të Dhora Lekës se për atë po bëhet koncerti, ka dhe vepra të kompozitorëve të huaj si Puçini apo Verdi”, u shpreh Eva.

Është krijuar një mjedis fantastik sepse është një gjeneratë, që duhet aktivizuar që mos të na ikin, por të rrinë dhe të kontribuojnë këtu në vendin e vetë”, shtoi Arbeni./abcnews.al