Komuniteti rom në Sarandë proteston para bashkisë: Duam çadra, nuk kthehemi në banesa

schedule09:58 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 09:58 - 19 Dhjetor, 2019

Komuniteti rom në Cukë të Sarandës është zhvendosur në shenjë proteste para Bashkisë Sarandë që prej orës 8.00 të mëngjesit të sotëm.

Ata refuzojnë të kthehen në banesat e tyre tek ish kinoteatri në Cukë pasi ato janë të dëmtuara në strukturë dhe ka filluar të bien copat e para të suvas.

Protesta e tyre pranë institucionit të bashkisë vjen pas thirrjeve të herë pas hershme për banesa sociale. Ata kërkojnë të akomodohen edhe në çadra vetëm të mos rikthen më në banesat aktuale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!