Kryeministri Edi Rama deklaroi se është optimist për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, nga Budapesti, Rama tha se vendi ynë është gati të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030.
“Ka qenë ditë vërtet shumë e veçantë. Ky është një kryeqytet mjaft i bukur, kemi pasur edhe shansin për të jetuar bashkëbisedime me kryeministrin. Ka qenë shumë speciale ta shohësh edhe të gjithë Evropën të mblidhet në këtë vend. Do të jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip, për ta bërë takimin e ardhshëm të suksesshëm në Tiranë. Më duhet t’ju them që deri shumë vite më parë, ky bashkëbisedm me BE ishte i paimagjinueshëm. Putin zgjoi fort BE, por më duhet të them, se në këtë forum, së bashku me atë që po ndodh edhe me KE, planin e ri të rritjes, është diçka shumë inkurajuse. Ka një energji të veçantë dhe ka një gjë të veçantë. Ky është një vend ku ka shkëmbim më të lirë opinionesh, një ndjenjë shumë të prekshme lirie.
Dua të them se ne besojmë dhe falenderuam bashkarisht Emannuel Macron, sepse besojmë se ideja e tij për të nxitur organizmiin e një formati të tillë, është diçka që ishte destinuar të ishte e dobishme. Ishte e qartë që na duhet të punojmë së bashku, me këtë ekip për të propozuar strukturë tjetër homologe të mendimit strategjik, për të bërë edhe punën me të lidhur mes dy forumeve. Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është në Evropë”, theksoi Rama./abcnews.al