“Komunist i ndyrë”, Ruçi përjashton nga seanca Alimadhin për 10 ditë

schedule13:35 - 5 Nëntor, 2020

schedule 13:35 - 5 Nëntor, 2020

Seanca e sotme për shqyrtimin e buxhetit të vitit 2021, në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate.

Gjatë vijimi të seancës pati diskutime mes deputeti Adriatik Alimadhi dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Teksa fjala ishte për deputetin Ralf Gjoni, kishte ndërhyrje nga Alimadhi për të marrë fjalën, për të cilën Ruçi e kundërshtoi dhe i tërhoqi vëmendjen.

Ndërsa debati vazhdoi, Ruçi njoftoi edhe përjashtimin 10 ditë.

Debati në Kuvend:

Alimadhi: Zoti kryetar përse silleni me dy standarde.

Gjoni: Ndoshta kolegu kërkon replikë.

Ruçi: Nuk ka të drejtë për replikë, sepse nuk i përmendi emrin. Fare…zero. Ju lutem zoti Gjoni vazhdoni… Po pengoni deputetin

Alimadhi: E dëgjuat apo jo… Nuk kam gabuar kur kam thënë je komunist, privon lirinë e fjalës. A don të iki nga Parlamenti.

Ruçi: Po të tërheq vëmendjen për herë të tretë.

Alimadhi: Më jep fjalën për replikë.

Ruçi: Po të them për herë të katër…për herë të pestë. Përjashtohesh nga seanca.

Alimadhi: Bravo…

Ruçi: Nëse do të hezitosh të dalësh jashtë për moszbatim të rregullores do të kërkoj të përjashtohesh 10 ditë. Deputet zbato rregulloren. Ankohu për moszbatim të rregullores…Atëherë përjashtohesh nga seanca dhe do t’i kërkoj sekretariati përkatës, përjashtimin tënd 10 ditë, për moszbatim të urdhrit të dhënë. Vazhdoni zoti Gjoni., përfundon debati në Kuvend./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!