Komunikon me Ilir Metën? “Ai ka zgjedhur një mënyrë reflektimi”, Kryemadhi flet në “Real Story”: Politikisht, sigurisht që jo!

schedule20:52 - 4 Qershor, 2024

schedule 20:52 - 4 Qershor, 2024

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi foli për raportin me Ilir Metën dhe situatën politike të krijuar në Partinë e Lirisë.

Gjatë kësaj interviste, Kryemadhi u shpreh se familja është e panegociueshme, megjithatë shtoi s politikisht nuk ka komunikuar për çështje politike me Ilir metën.

Pjesë nga biseda në studio:

Për mua familja është e shenjtë dhe e panegociueshme. Jeta ime private nuk është interes publik. Ashtu sikurse atë për të cilën përfaqësoj, jap të drejtën të më komentojnë për veprimet politike dhe jo për veprime brenda shtëpisë time. Meta ka zgjedhur një mënyrë reflektimi. Nuk është hera e parë…Të gjithë kemi momente që reflektojnë dhe unë ka momente që dua të jem larg, ndoshta është një vendim që i duhet, të gjithëve na duhet. Sepse kalojmë në faza që reflektojmë.

Keni komunikim me njeri tjetrin?

Monika Kryemadhi: Jemi njerëz të çuditshëm, mund t’i bëjmë me kodifikime. Nëse do të kem nevojë për të komunikuar i shkruaj, por nuk e kam parë të arsyeshme , për situata shëndetësore. Politikisht sigurisht që jo.

Është ndjerë tek fëmijët?

Monika Kryemadhi: Fëmijët janë të rritur, të dy bashkë me Ilirin jemi krenar për atë që fëmijët tanë përfaqësojnë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!